Vizioni i Universitetit POLIS është të ofrojë ekselencë në edukimin e profesionistëve dhe kërkuesve shkencorë të aftë për të adresuar nevojat e tregut dhe shoqërisë në fushat e interesit në vend dhe jashtë tij. Për këtë Universiteti POLIS ka këto synime kryesore:
a. të pajisë studentët me cilësitë e lidership-it profesional në fushat që mbulon në mënyrë që të ushtrojnë influencë për zhvillim pozitiv të vendit dhe rajonit; b. të pajisë studentët me njohuri teorike dhe aftësi praktike sipas standardeve më të larta bashkëkohore duke synuar integrimin e tyre në tregun e punës vendas dhe ndërkombëtar; c. të kryejë aktivitete studimore, kërkimore, shkencore dhe praktike të lidhura ngushtë me veprimtarinë akademike dhe programet e studimeve që zhvillon; d. t’i shërbejë inovacionit ne fushat ku shtrin veprimtarinë e tij si dhe të ndikojë, në këto fusha, zhvillimet në rajon. e. Universiteti POLIS synon të kthehet në një platformë rajonale dhe pikë referencenë Ballkan dhe rajonin e Adriatikut dhe Jonit.