Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Innovation_Factory

INNOVATION_Factory ёshtё njё qendёr studimore ndërdisiplinore kёrkimore dhe inovacioni pranё Universitetit POLIS. Synimi kryesor është promovimi i të gjitha praktikave, metodologjive dhe qasjeve kërkimore që sjellin risi në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë. Ajo vepron si një re ndërdisiplinore që kombinon aktivitetet e tre fakulteteve me qëllim sjelljen dhe nxitjen e zgjidhjeve të reja krijuese dhe eksperimentale.

 
INNOVATION_Factory bën të mundur gërshetimin e informacionit të tre njësive bazë nga secila njësi kryesore e U_POLIS, të cilat janë:

Qendra MAD

Njësia Kërkimore në Arkitekturë dhe Dizajn ose ndryshe Qendra_MAD është njësia kërkimore e Fakultetit Arkitekturë dhe Dizajn dhe është konceptuar si një qendër për zhvillimin dhe ekspozimin e produkteve krijuese në fushën e Arkitekturës, Dezajnit dhe Arteve Pamore ku fokusi vendoset te kreativiteti i studentëve. Gjithashtu, qendra organizon ekspozita të ndryshme dezajni dhe artesh pamore.

Sust_Lab

Njësia Kërkimore e Qëndrueshmërisë ose ndryshe Sust_Lab është njësia kërkimore e Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban. Qëllimi i ngritjes së kësaj njësie konsiston për të shërbyer si një platformë për vëzhgime, praktikë dhe kërkime teorike mbi çështje të qëndrueshmërisë.  

POLIS_Press

Qendra Burimore e Informacionit ose ndryshe POLIS_Press është një qendër e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim. Qendra përfshin shërbime të Bibliotekës dhe POLIS_Press. Brenda POLIS _Press, të gjitha botimet si revistat MAD dhe HABITAT, materiale, libra të përkthyer dhe Revistat A+P janë të koordinuara. Qendra financohet kryesisht nga buxheti i përgjithshëm i POLIS ndërsa botimet, sa herë që është e mundur, financohen nëpërmjet sponsorizimeve dhe mbështetjes së dhuruesve.

Sic mund të kuptohet edhe nga skema e mësipërme si rrjedhojë e bashkëpunimit të ngushtë të këtyre njësive, mbledhjes së informacionit kërkimor, shkencor dhe inovativ në një të vetem nëpërmjet INNOVATION_Factory tashmë arrihet të realizohen dy evenimente te rëndësishme. Para fillimit të çdo viti akademik, Universiteti POLIS dhe partnerët lokalë organizojnë në mënyrë të alternuar dy bienalet TAW (www.tiranaarchitectureweek.com) dhe TDW (www.tiranadesignweek.com/). Tё dy Bienalet, janё evenimente tё rёndёsishme kulturore dhe profesionale pёr jetёn e qytetit Tiranё, tё vendit dhe rajonit nё tёrёsi.

      

skedar: 
video: 
Computational Architecture Design në SUST_Lab

Text Resize

-A A +A
bodrum escort