Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Misioni

U_POLIS ёshtё “Hapёsirё pёr Mendim” i politikave pёr zhvillimin hapёsinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinё, si dhe pёr lidership-in e sipёrmarrjen.

Misioni i POLIS ёshtё, sigurimi i “Njohurive, Teknologjisё dhe Lidership-it”. Nёpёrmjet kёrkimit shkencor dhe tё aplikuar, U_POLIS zhvillon e promovon “ekselencёn shkencore dhe inovacionin”. Ku edukimi akademik, pёrmirёson kompetencёn kreative dhe gjithё pёrfshirёse.

U_POLIS është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. U_POLIS i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëve në edukimin bazuar tek kërkimi shkencor, duke u angazhuar në projekte të komunitetit, shërbime konkrete për qeverisjen vendore, si dhe programe të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe inovimit për shoqërinë civile, sipërmarrjen e autoritetet. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh” në Art-Dizajn, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore etj.

U_POLIS promovon “punën kërkimore” duke investuar në përfshirjen e “Kërkimit dhe Teknologjisë” në të gjitha programet e studimit. POLIS inkurajojn bashkëveprimin ndërmjet fakulteteve dhe projekteve të përbashkëta me universitete të tjera ndërkombëtare, institute kërkimore dhe partnerë të tjerë nga fusha e biznesit.

Për interesa të përbashkët studimorë, kërkimorë dhe zhvillimorë, U_POLIS ka themeluar politikat e kërkimit dhe inovimit duke zhvilluar/bashkëpunuar me 4 njësi/qendra kërkimore, duke filluar me organizatën e origjinës:

  • Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, ndjekur nga
  • Metro_POLIS, studio Arkitekture dhe Dizajni
  • Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn
  • Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë
  • Qendra e Burimeve dhe Informacionit

Koordinimi i këtyre njësive dhe intresat e tyre të përbashkëta ndërthuren nëpërmjet Qendrës Studimore Ndërdisiplinore Kërkimore dhe Inovacionit INNOVATION_Factory.

Përsosja e “Fokusit Kërkimor” dhe promovimi i “Bashkëpunimit Ndërdisiplinor” në njësitë kërkimore dhe akademike, stimulon “Sinergjinë e Inovacionit” ndërmjet shkëmbimeve Ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve si:

  • Sicily_LAB një eksperiment i ndërthurur me NITRO SAGGIO - New Information Technology Research Office, një skuadër kërkimore në Romë, Itali;
  • Make_LAB, laborator kërkimor pranë LawrenceTech, Detroit/USA;
  • Programe Master në bashkëpunim me Universitetin Erasmus/IHS Institute Rotterdam/Holland, TU Vienna/Austria, dhe Ferrara University/Itali.

 

 

 

video: 
Tango at Polis

Text Resize

-A A +A
bodrum escort