Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Sekretaria Mësimore

Text Resize

-A A +A

Sekretaria Mёsimore ёshtё njё nga njёsitё mё tё rёndёsishme pёr funksionimin e Universitetit POLIS dhe stabilizimin e njё raporti sa mё korrekt shёrbimesh dhe dokumentimi midis komunitetit studentor dhe stafit akademik. Sekretaria Mёsimore funksionon nё bazё tё njё sistemi elektronik tё dhёnash dhe kujdeset pёr garantimin dhe mirёfunksionimin e infrastrukturёs mёsimore. Ekipi i kёsaj njёsie mbulon shёrbimet pёr tё gjithё programet Full time dhe Part time, duke mbuluar madje edhe fundjavёn.

Pёrveç tё tjerave, Sekretaria Mёsimore ёshtё njё pikё e mirё hyrjeje edhe pёr ata qё interesohen pёr tё ndjekur studimet nё U_POLIS, duke ndёrmjetёsuar konsulta edhe me Zyrёn e Marketimit dhe Zv.Dekanёt.  

DOKUMENTACIONI PËR REGJISTRIM

 

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

Procedura e transferimit për studimet bachelor dhe programe të integruara këtu

 

SISTEMI ELEKTRONIK

Që prej vitit akademik 2013-2014, U_POLIS disponon një sistem infromacioni dixhital plotësisht funksional (OSIRIS EMIS ofruar nga MC Networking), i cili është lehtësisht i aksesueshëm dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga stafi dhe studentët, si edhe nëpërmjet faqes zyrtare Portali.

 

Portali i Studentit në sistemin dixhital ofron akses të drejtpërdrejtë për të dhënat personale të studentit, siç janë:

1. Orari mësimor, për çdo semester

2. Pjesëmarrja, (njofton studentin kur është pranë limitit të lejuar të mungesave)

3. Studenti mund të konsultojë programet e lëndëve, (syllabuset), dhe literaturen (Biblio_POLIS)

4. Notat, (me gjithë komponentet e vlerësimit)

5. Njoftimet për detyrimet e tyre të prapambetura në kurset përkatëse

6. Studenti kryen edhe vleresimin e pedagogut (në përfundim të çdo semestri)

7. Njoftime nga sekretaria në lidhje me procesin mësimor

 

 

 

 

bodrum escort