Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Fakultete

Universiteti POLIS në strukturën e tij organizative përbëhet nga tre fakultete dhe një qendër studimore ndërdisiplinore. Secili fakultet është i organizuar në njësi bazë dhe ka në përbërjen e tij dy departamente dhe një qendër kërkimore. Fakulteti bashkërendon mësimdhënien, kërkimin dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore të përafërta ose të ndërthurura si dhe ofron programe studimi të niveleve të ndryshme në përfundim të të cilave përfitohet diplomë e specifikuar sipas programit të kryer nga studenti.

 

FAKULTETI ARKITEKTURË DHE DIZAJN (FAD)

Dekan: Dr. Antonino Di Raimo
Zv / dekan: Dr. Saimir Kristo

Departamenti Art dhe Dizajn

Departamenti Arkitekturë dhe Inxhinieri

Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn
 

 

FAKULTETI PLANIFIKIM, MJEDIS DHE MENAXHIM URBAN (FPMMU)

Dekan: Prof. Dr. Sherif Lushaj
Zv / dekan: MND Dorina Papa

Departamenti Planifikim dhe Menaxhim Urban

Departamenti i Mjedisit

Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë

 

FAKULTETI PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM (FKZH)

Dekan: Prof. Dr. Vezir Muharremaj
Zv / dekan: MND Dritan Shutina

Departamenti i Kërkimit Shkencor

Departamenti i Kërkimit të Aplikuar

Qendra e Burimeve dhe Informacionit

 

 

QENDRA STUDIMORE NDËRDISIPLINORE KËRKIMORE DHE INOVACIONIT

Kjo qendër koordinon aktivitetin e njësive bazë të treta (qendra) pranë çdo njësie kryesore.

 

 

 

video: 
Polis 2016 ad

Text Resize

-A A +A
bodrum escort