Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Bursa Studimi

Text Resize

-A A +A

Duke qenё se, Universiteti POLIS, promovon cilёsinё, standardet dhe mjaft profesione e degё tё reja, “Bordi Themelues” dhe “Rektorati” kanё politika stimuluese qё tё ofrojnё lehtёsira, pёrmes tarifave tё krahasueshme me Tarifat Shtetёrore. Ky lehtёsim, ёshtё gjithashtu I lidhur ngushtё me angazhimin maksimal pёr cilёsinё qё studentёt duhet tё kenё e tё ruajnё, si nё hyrje, ashtu edhe nё pёrmbushjen e kёrkesave gjatё shkollimit nё U_POLIS.

POLIS ka njё liri mendimi dhe veprimi tё admirueshme, por edhe rregulla tё qarta dhe kulturё tё fortё pune. Kjo ben qё ky universitet tё jete “Unik” dhe me njё diferencё tё dukshme nga tё tjerёt! Proçesi i pranimit tё studentёve nё POLIS, shoqёrohet jo vetёm me dorёzimin e dokumentave, por edhe me njё Test inteligjence e kreativiteti (IQ).

Universiteti POLIS ofron tarifa të reduktuara për 3 (tre) kategori studentësh:

  1. Studentë Ekselentë;
  2. Studentë nga e njëjta familje;
  3. Studentë nga shtresat sociale në nevojë.

Për të përfituar këto tarifa të reduktuara studentët duhet të plotësojnë kriteret si vijon.

  1. Studentë Ekselentë, duhet të kenë:
  • mesatare (VKM) mbi 9 (nëntë) – dërguar nga AKP dhe më përputhje me mesataren e shënuar në diplomën e shkollës së mesme;
  • marrë në testin e përgjithshëm të organizuar pranë U_POLIS minimumi 70 % (shtatëdhjetë për qind) të pikëve totale.
  1. Studentë nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë:
  • Motër – Vëlla;
  • Motër – Motër;
  • Vëlla – Vëlla;
  • Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe
  • Burrë – Grua;
  1. Studentë nga shtresat sociale në nevojë do të konsiderohen ata që vërtetohen që i përkasin kategorive (sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi) të mëposhtme nga institucionet që merren me trajtimin e kategorive si më poshtë:
  • Fëmijët jetim;
  • Fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës;
  • Fëmijë nga komuniteti rom;
  • Fëmijë nga familje në pamundësi ekonomike;
  • Studentë që konsiderohen invalid, sipas parashikimeve ligjore; etj.

Për të përfituar këtë tarifë të reduktuar studenti duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim dhe dokumentet përkatëse pranë Sekretarisë Mësimore të U_POLIS brenda muajit Nëntor të vitit akademik.

Studentët të cilën përmbushin kriteret mund të përfitojnë tarifë të reduktuar vetëm për një nga kategoritë e shënuara më lart.

 

Shёnim: Pagesat e Studimit, pёr tё gjitha degёt, kryhet nё 2 kёste (nё fillim tё çdo semestri)

 

video: 
bodrum escort