Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

POLIS at a Glance

Text Resize

-A A +A

U_POLIS është “Hapësirë për Mendim” i politikave për zhvillimin hapësinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinë, si dhe për lidershipin e sipërmarrjen!

Misioni i U_POLIS është sigurimi i “Njohurive, Teknologjisë dhe Lidershipit”

Nëpërmjet kërkimit shkencor dhe të aplikuar U_POLIS zhvillon e promovon “ekselencën shkencore dhe inovacionin”. Nëpërmjet edukimit akademik përmirëson kompetencën kreative dhe gjithëpërfshirëse.

U_POLIS është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. POLIS i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëvenë edukimin bazuar tek kërkimi shkencor, duke u angazhuar në projekte të komunitetit, shërbime konkrete për qeverisjen vendore,si dhe programe të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe inovimit për shoqërinë civile, sipërmarrjen e autoritetet. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh” në Art-Dizajn, Arkitekturë, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore. POLIS siguron edhe studime pasuniversitare në Inxhinieri, Efiçencë Energjitike, IT dhe Aplikacione Parametrike, Dizajn Urban dhe Pejzazhi, Restaurim dhe Konservim të Trashëgimisë Kulturore, Strehim dhe Çështje Sociale, Manaxhim Urban dhe Qeverisje e mirë, apo Administrim Publik, Sipërmarrje Private dhe Lidership. Në U_POLIS ofrohen studime Bachelor, Master Profesional, Ekzekutiv dhe Shkencor, si dhe programe Doktorature, post-Bachelor/ universitare.

Kliko për të parë materialin e plotë "POLIS at a Glance"
 

 

 

Universiteti POLIS një risi e sipërmarrjes në edukim. Kliko këtu për të parë materialin e plotë.
 
bodrum escort