Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Fjala e Rektorit

Text Resize

-A A +A

Të nderuar vizitorë të faqes sonë,

Pas 20 vite performance të suksesshme të Institutit Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit, dhe 10 viteve të Universitetit POLIS, tashmë mund të themi pa asnjë hezitim se POLIS gëzon reputacion në opinionin publik si një institucion cilësor arsimor, i mirë-fokusuar, i specializuar, dhe me statusin plotësisht të merituar “universitet”! Ne besojmë fort se proçesi i edukimit është mision, përgjegjësi sociale, dhe një përpjekje e përbashkët e shoqerisë, ku ne natyrisht kemi përgjegjësi kryesore!
Frymëzimi, eksplorimi, thellimi, të menduarit pozitiv dhe sfida ndaj realitetit, janë disa nga principet kryesore ku ne mbështetemi në proçesin e edukimit. Por përveç aktivitetit akademik, U_POLIS zhvillon sot denjesisht edhe kërkim shkencor e praktik, aktivitete te zhvillimit e inovacionit, si dhe nisma me interes publik.

Ne fakt U_POLIS është një universitet alternativ që e ka origjinën pikerisht nga lëvizje profesionale e qytetare si Co-PLAN, dhe që sot synon të sjellë një frymë të re në profesionet e dizjanit, arkitektures, shkencave të inxhinjerisë dhe expertizës së territorit. Ne kemi dizenjuar një menu të pasur, por të fokusuar, prej 19 programesh dhe specialitetesh akademike në 4 nivele të spektrit edukues (pas-mesem, universitar, pas-universitar), përfshi: shkollën profesionale, studimet bachelor, studimet master dhe të integruara, qofshin ato profesionale apo shkencore, si dhe studimet doktorale. Keto programe ofrohen si me kohe të zgjatur edhe të plotë, duke ju pershtatur nevojave të shoqerisë dhe institucioneve.

Përveç njohjes ndërkombëtare në vend e rajon, POLIS është anëtarësuar ndërkohë në disa rrjete evropiane, dhe ka marrëveshje e partneritet të prekshëm me institucione te shquara ndërkombëtare, perfshi programe dhe projekte te perbashketa. POLIS është nënshkruesja e parë e “Kartës së Bolonjës” dhe ka kaluar me sukses të gjithë testet dhe vlerësimet e konformitetit ligjor dhe të cilësisë. Eshtë ndër institucionet e pakta të arsimit të lartë në vend që ka plotësuar me sukses të gjitha procest e akreditimit instititucional dhe programor brenda vendit, e tashme ka edhe akreditime në nivel ndërkombëtar. Sot ne kemi diploma të përbashkëta me universitete europiane, dhe një program ndërkombëtar unikal doktoral.
Për të mundësuar objektivat e veta dhe misionin e tij, POLIS synon të krijojë një lidership të qartë profesional e qytetar për shkencat e qytetit dhe territorit, gjë që mundëson hapësira sa më të jetueshme; qytete më të barabarta e më të qëndrueshme në kohë; si dhe një shije e estetikë publike që edukon vetë shoqërinë! Stafi akademik dhe kërkues në POLIS nuk pretendon se njeh “të vërtetën absolute” edhe pse pavarësia e tyre respektohet në maksimum nga komuniteti studentor, kjo si një aset i “shenjtë” moral për autoritetin e shkollës! Por në konceptin tonë të përbashkët, pedagogu i mire është një ndërmjetës midis studentit dhe të vërtetës, gjë që secili e zbulon sipas mënyrës së tij, e natyrisht, me ndihmën profesionale të ekipit tonë të kualifikuar. Dhe kjo nuk është rastësore: sot 1/3 e stafit në POLIS janë staf ndërkombëtar, 1/3 janë staf i diplomuar në universitetet nga më të mira të BE-së dhe Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër përfaqësojnë absolutisht traditën dhe ekspertizën më të mirë vendase, në fushat tona të interesit! Por ne mbetemi të hapur maksimalisht ndaj koncepteve dhe ideve të reja, alternative dhe sa më bashkëkohore.

Prandaj, studentet në POLIS vijnë me frymëzimin për të ndryshuar dhe përmirësuar “botën” dhe janë të gatshëm për të eksperimentuar me idetë e tyre. Është detyra jonë t’i lëmë krah të lirë kësaj imagjinate dhe t’i lehtësojmë për të kapërcyer barrierat konceptuale e kulturore; t’i stimulojmë që të kapërcejnë në një dimension të ri e të panjohur, i cili nxit aftësitë e tyre eksploruese profesionale. Këta studentë sjellin me vete sfondin kulturor nga kontekste të ndryshme të të gjitha rajoneve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të zi, madje edhe nga vende te tjera! POLIS ndërkohë është vendosur në një kampus i cili çon edhe më përtej konceptin e POLIS-it si një “qytet brenda qytetit” dhe “qytet brenda ndërtesës”. Në këtë kampus, ne kemi shumëfishuar sipërfaqen mësimore, sikurse kemi shtuar hapësira publike dhe lehtësira të tjera në një objekt-infrastrukturor që përbën një origjinalitet për konceptimin e arkitekturës, efiçencës energjitike dhe konstruksionin e shkollave në përgjithësi. Nuk mund të ishte ndryshe pasi në këtë projekt të studios sonë Metro-POLIS është derdhur dashuria, fantazia, energjia e mirëe stafit dhe e studentëve që nga konceptimi në projektim, e deri në zbatim.

Çdo detaj në POLIS, duke filluar që nga ambientet, fryma që u përçohet studentëve, përfshirja në eksperienca ndërkombëtare, përzgjedhja e stafit vendas e të huaj, praktikat mësimore, përbëjnë një katalizator të diversitetit dhe lirisë së mendimit.
Strategjia e zhvillimit të Universitetit tonë është e ndërtuar pikerisht mbi angazhimin për rritjen e cilësisë dhe fokusimin në zhvillim e inovacion. Këto përpjekje mbështeten me tej edhe nga kërkimi shkencor; organizimi i bienaleve ndërkombëtare te arkitektures TAW dhe dizajnit TDW; ngritja e njësisë së botimit; shkëmbimi i njohurive me pedagogë, studiues e akademikë të cilët vijnë nga universitetet partnere në Evropë dhe SHBA, përmirësimin e programeve akademike dhe lidhjen me teknologjitë novatore për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës dhe sfidave te shoqerise!.

Është detyra jonë që të mbajmë lart shpirtin qytetar dhe krijues të stafit e të studentëve në çdo fushë të studimit në Universitetin POLIS.

Ndërkohë që ju ftojmë edhe ju te bëheni pjesë e kësaj hapësire të lirë për mendim.

 


 

 

 

 

Prof. Dr. Besnik Aliaj

Rektor U_POLIS

Tiranë, Albania

 

 

 

bodrum escort