Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

BIBLIO_POLIS

Text Resize

-A A +A

Biblioteka universitare POLIS, mbeshtet studentët nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, mjediseve të hapura , dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës për të gjithë përdoruesit dhe stafin.
Misioni i Biblio_POLIS
 Të ndihmojë studentët dhe stafin në gjetjen dhe përdorimin e materialit të bibliotekës.

 Aktualisht, fondi i bibliotekës ka arritur 10000  tituj në formën hard copy. Në versionin elektronik, kemi krijuar një fond në rritje (rreth 400 libra) ekskluzivisht për përdorim të brendshëm. Këta libra iu përkasin fushave kryesore të studimit në POLIS. Përveç këtyre botimeve, biblioteka ka edhe një databazë me 3400 artikuj (full-text) të dhuruar.

Edhe 2018 e nisëm me abonimet e rregullta të Biblio_POLIS, të cilat i përkasin revistave më në zë për fushat e Arkitekturës, Dizajnit, etj., ku mund të përmendim:
 Revistën Domus, https://www.domusweb.it/en.html
 Revistën L’Arca https://www.arcadata.com/
 Revistën Detail https://www.detail-online.com/
 

bodrum escort