Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

U_POLIS, histori suksesi në Bruksel

Text Resize

-A A +A

Projekti DAPEEWB, menaxhuar dhe finalizuar me sukses nga Universiteti POLIS, në rolin e koordinatorit, përzigjdhet si histori suksesi dhe prezantohet si “best case” në Konferencën e Koordinatorëve Erasmus+ “Rritja e kapaciteteve në arsimin e lartë”, në Bruksel.

Flora Krasniqi, Koordinatore e Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në Universitetin POLIS, paraqiti në zyrat qëndrore të EACEA në Bruksel, para përfaqësuesve të Universiteteve nga rajoni, Evropa dhe me gjerë, pikat kyçe të implementimit dhe menaxhimit me sukses të projektit DAPEEWB. Projekti 3 vjeçar ka mbështetur modernizimin e edukimit në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi nëpërmjet ngritjes së programeve profesionale në fushën e efiçencës energjitike. Krahas Universiteteve të këtyre tre vendeve të rajonit, projekti ka patur në bord dhe partnerë nga Gjermania, Portugalia dhe Hollanda.

Menaxhimi dhe implementimi me sukses i projektit të financuar nga BE, është në linjë me strategjinë e Universitetit POLIS, si lider në fushën e kërkimit dhe inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë.
 

Dates: 
E martë, January 30, 2018 - 11:00
bodrum escort