Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Thirrje për aplikime!!!

Text Resize

-A A +A

U_POLIS me mbështetjen e GIZ ofron kurse intensive të teknikave të punimit të qeramikës dhe të qelqit

Gjatë këtyre viteve POLIS, në përputhje me misionin dhe vlerat e tij që synojnë të ndikojnë pozitivisht në shoqëri, ka zgjeruar veprimtarinë e tij drejt Edukimit dhe Aftësimit Profesional. Koncepti i këtij propozimi rrjedh nga përvoja e konsoliduar e POLIS si një institucion, dhe stafit të tij në Edukim dhe Aftësim Profesional, më konkretisht në fushën e dizajnit dhe punës krijuese. Programi i trajnimit do të konsistojë në aktivitete teorike dhe praktike për të ilustruar teknikën artizanale të qeramikës dhe qelqit, në përputhje me parimet dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht.
Qëllimi kryesor i kursit është t’i aftësoj pjesëmarrësit për t'u bërë "Specialist në Qeramikë dhe punimin e Qelqit". Kursi intensiv është dizenjuar për të ofruar përvojë edukative dhe praktike si në klasë edhe në laborator. Pjesëmarrësit falë leksioneve, diskutimeve, demonstrimeve, sesioneve laboratorike dhe aktiviteteve praktike do të diskutojnë dhe do të angazhohen në metodologjitë e fundit të përdorura në të gjitha fazat e zanateve të përmendura më lart.
Më shumë informacion mbi programin, kërkesat bazë, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyrën e aplikimt mund të gjeni në link-un më poshtë:

bodrum escort