Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Ceremonia e Diplomimit në POLIS

Text Resize

-A A +A

Sot, më datë 7 Dhjetor, ora 17:00, në Universitetin POLIS u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave për vitin akademik 2016-2017.
Ky ishte një moment i veçante për studentët e sapodiplomuar, të cilët kurorëzuan më në fund punën e tyre plot përkushtim dhe pasion gjatë këtyre viteve studim në U_POLIS.
Ceremonia u moderua nga Dr. Ledian Bregasi & Dr. Saimir Kristo, dhe vijoi me një përshëndetje nga ana e Rektorit të Universitetit, Prof. Dr. Besnik Aliaj, si dhe Administratori Prof. Sotir Dhamo, i cili i ktheu studentët pas në kohë duke i kujtuar ditët e para në universitet dhe duke lexuar fragmente nga disa letra të shkruara nga vetë studentët vite më parë.
Padyshim që momenti më emocionues dhe më i shumëpritur i ceremonisë ishte shpërndarja e diplomave, ku studentët prisnin me padurim të dëgjonin emrin e tyre dhe të merrnin diplomën, të cilën shumë prej tyre do të duan ta vënë në një kornizë dhe ta vendosin në mur, për t’u ndjerë krenarë me veten dhe për të qenë kjo një shtysë për të ecur përpara me hapa më të sigurtë për t’u bërë dikush në të ardhmen. Po të njëjtin emocion shprehën edhe familjarët e tyre që ishin dëshmitarë të një momenti kaq të gëzueshëm për ta.
Citojmë mbylljen e fjalimit të Rektorit duke uruar diplomantët
“Urojmë të gjithë ata që diplomohen sot që të kenë një jetë sa më të mbarë dhe sukese në karrieren profesionale. Urojmë sinqerisht që ju të jeni misionarë të ndryshimit dhe ri-sjellës të shpresës në këtë vend të bekuar që i ka të gjitha, por që kërkon dëshpërimisht qytetari, dashuri dhe lidership. Urojmë familjarët dhe miqtë e ftuar. Falenderojmë të gjithë ju për besimin e dëshmuar në punën tonë të veshtirë, por mjaft fisnike dhe me shumë rëndësi për të ardhmen e vendit.

Rrugëtim të mbarë!
Polis mbetet ndërkohë gjithmonë shtëpia juaj dhe jona e përbashkët.”

SUKSESE!

--------------------------------------------------------------------------------------------

Në linkun më poshtë mund të gjeni fjalimin e Rektorit Prof. Dr. Besnik Aliaj:

 

Dates: 
E enjte, December 7, 2017 - 18:00
bodrum escort