Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

FORUMI I PAVARUR I REKTORËVE - Takimi i Tretë Vjetor

Text Resize

-A A +A

Ditën e shtunë, më datë 4 nëntor, u zhvillua në Durrës takimi i përvitshëm i Forumit të Pavarur të Rektorëve, një nismë fillimisht e iniciuar nga Rektori i U-Polis, Prof. Besnik Aliaj, dhe tashmë prej disa vitesh e përqafuar nga mjaft Rektorë të IAL-eve shqiptare. Tematika e takimit në këtë vit të tretë ishte “15 Vjet Arsimi i Lartë Privat dhe sfidat e tij në të ardhmen”. Në takim u diskutua rreth problematikave të arsimit të lartë dhe shkencës në tërësi, për progresin e reformës, akteve nënligjore, sistemit të regjistrimeve, barazisë në treg midis operatorëve publikë, private dhe OJF, sfondi social-ekonomik dhe politik, si dhe impakti mbi shoqërinë dhe institucionet. Në këtë takim të rradhës i ftuar nderi ishte Prof. Alex Luarasi, themelues i Universitetit Luarasi, tashmë në pension. Forumi do të dalë së shpejti me një deklaratë. Ndërkohë në janar do të organizohet edhe një konferencë shkencore.

Dates: 
E hënë, November 6, 2017 - 12:30
bodrum escort