Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Njoftim për procedurën e regjistrimit për kandidatët me status të veçantë!

Text Resize

-A A +A
Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian se mund të paraqiten për të aplikuar në një nga programet e mëposhtme deri në
datën 24 gusht 2017.
 
 
Dokumentacioni për regjistrim:
 
  • Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 6, bashkëlidhur këtij Udhëzimi. 
  • Kopje të diplomës/Dëftesës dhe listës së notave.
  • Në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën bashkëlidhur këtij udhëzimi (Shtojca 7) si dhe kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA)dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore (Drejtorinë Arsimore Rajonale /Zyra Arsimore) përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
  • Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  • Dy fotografi personale.
  • Kopje e mandat-pagesës.

 

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë:

Marketing: +355 69 40 61 339
Rektorati: +355 69 40 88 111
Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421
Fax: +355. (0)4.2407422
 
bodrum escort