Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

PolisedUp @ POLIS

Text Resize

-A A +A
PolisedUp, gjatë javës që shkoi, me datë 6 Korrik, mblodhi në një interval prej 24 orësh, të gjitha sekuencat e jetës studentore në POLIS. Me anë të Expo POLIS, studentët ekspozuan punimet e vitit akademik 2016-2017 duke promovuar arritjet e ketij viti e duke i ndarë jo vetëm me njëri-tjetrin e stafin, por edhe me të rinj të tjerë të interesuar për t’u njohur me POLIS dhe profilin akademik që ofron. 
Ekspozita me punimet e studentëve shfrytëzoi hapësirat e katit të parë dhe të dytë duke u konceptuar si një guidë prezantuese për universitetin dhe do të qendroje e hapur deri në Shtator në menyrë që të gjithë të perfitojnë nga rasti t’a vizitojnë sipas mundësive.
Aktiviteti u pasua me momente festive e sociale gjate ditës, me BBQ, muzikë dhe me festën përmbyllëse të darkës, ku POLIS-ianët festuan eksperiencën e një viti dhe shpalosen shpirtin e Komunitetit POLIS.
 
Më shume momente nga PolisedUP, mund të gjeni në Facebook ose Instagram:
 
POLISED UP_ Expo 
 
POLISED UP - The Party 
 
 
Juicebox_foto: 
Dates: 
E enjte, July 6, 2017 - 10:00 to E premte, July 7, 2017 - 10:00
bodrum escort