Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Universiteti POLIS pret konferencën e ENHR 2017 në Tiranë

Text Resize

-A A +A

TIRANE | Konferenca e ENHR 2017 (4-6 shtator 2017)

Pas 14 vjetësh do të zhvillohet përsëri në Tiranë konferenca e ENHR-se dhe për këtë i jemi mirënjohës Komitetit Koordinues që besoi përsëri në të njëjtin grup i cili organizoi konferencën në 2003.
 
Tashmë Tirana ka pësuar një transformim urban, i cili është i pazakontë për një qytet në një vend të zhvilluar të Evropës, ku ruajtja e historisë mban pothuajse të pandryshuar thelbin e qytetit. Por, kjo është e zakonshme për kryeqytetin e një vendi në transformim të vazhdueshëm që në 25 vjet kaloi nga një status i vetë-izolimit në një vend të hapur, anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, që kaloi nga ngjarjet dramatike shoqërore, ekonomike dhe politike të viteve '90, drejt stabilizimit social dhe rritjes ekonomike. Sidoqoftë, tani që shpejtësia e urbanizimit, rritjes ekonomike dhe bumi i pasurive të paluajtshme kanë rënë, disa pikepyetje i shtohen shoqërisë dhe autoriteteve, se si t'i adresojnë më tej çështjet e strehimit dhe zhvillimit me një ndjeshmëri në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve, duke arritur Standarte te krahasueshme strehimi dhe urbane, me qytetet e tjera rajonale dhe evropiane.
 
Tirana është një rast interesant, e identifikuar shpesh si një ndër strehimet më vitale dhe laboratoret urbane te Ballkanit Perendimor dhe ish "Europës Lindore". Fryma kreative dhe sipërmarrëse e njerëzve në Tiranë është e kombinuar me udhëheqjen shumë interesante të kryetarëve të vet, të shoqëruar me një debat të gjallë publik mbi çështjet e zhvillimit të qytetit, ku strehimi dhe shërbimet e lidhura me të, kanë dominuar axhendën publike. Sot, Tirana përballet me një kontradiktë që duhet të trajtohet me kujdes: një mbiprodhim i konsiderueshëm i stokut të papërballueshëm të strehimit, krahas nevojave në rritje të njerëzve të pastrehë dhe njerëzve në nevojë për strehim të përballueshëm.
 
Tema e konferencës ENHR2017 është: "Strehim të përballueshëm për të gjithë! - Përcaktimi i roleve të sektorëve publik dhe privat ".
 
Përballueshmëria e strehimit është bërë një problem në rritje pas krizës financiare dhe ekonomike të vitit 2008. Hartuesit e politikave të të gjitha niveleve: shoqeritë globale, kombëtare, rajonale, bashkiake apo komunitare, po përpiqen t'u përgjigjen çështjes në rritje të strehimit të përballueshëm për të gjithë. Pyetjet nëse strehimi është një nevojë themelore, një e drejtë, një e mirë publike, apo është thjeshtë një zgjedhje e konsumatorit, një mall apo një investim brenda tregut të lirë - ende mbeten një ndarje e politikanëve të anës së majtë dhe të djathtë. Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që të gjithë duhet të kenë një shtëpi të mirë dhe të përballueshme, por rrugët për arritjen e këtij qëllimi janë ende të paqarta.
 
Kjo konferencë do të jetë një platformë e përkryer për të hapur një debat vendor dhe evropian me vlera praktike që shkojnë përtej qëllimeve akademike dhe shkencore dhe do të jetë një përfitim për agjendën kombëtare dhe të gjithë Evropën.
 
Per me shumë klikoni në: www.enhr2017.com dhe na ndiqni ne Facebook
 
Më poshtë do të gjeni një video me foto të Konferencës ndër vite, si dhe mbyllja me festë në Universitetin POLIS.
 
Mund të klikoni Ketu për të parë videon.
 
bodrum escort