Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

POLIS BOOK CLUB

Text Resize

-A A +A
Rikthehet përsëri POLIS Book Club. Klubi i jep një mundësi të gjithë lexuesve që ndajnë pasionin për leximin, të diskujtojnë libra me tematika të ndryshme kryesisht ato letrare dhe pse jo shkëmbim idesh dhe eksperienca të përfituara nga leximi i librave profesionalë etj. Libri që do të diskutohet në këtë takim është “Kronikë në gur”, nga Ismail Kadare. Për të gjithë ata që ky libër zgjon emocionet e dikurshme, kur ju jeni përballur me leximin e këtij romani, POLIS Book Club ju fton të bashkohemi në një bisedë të këndshme letrare dhe artistike. 
Por jo vetëm, POLIS Book Club fton të gjithë ata që s`kanë patur mundësi ta lexojnë librin në fjalë, të bëhen pjesë në këtë takim dhe të kontribuojnë duke na sugjeruar se çfarë tjetër duan të lexojnë dhe të bëhen pjesë e këtij klubi.
 
Takimi do të zhvillohet ditën e Enjte 25.05.2017 ora 14:30, Galeria MAD CENTER
 
Takimi ynë është më në fund REAL! 
 
Mbi librin
 
"Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është romani i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë "Universin Kadare". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të "realizmit magjik". Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm. Gjirokastra të fton në magji dhe siç shkruan Kadare, "duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha". Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: "Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë’’. 
 
bodrum escort