Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Universiteti Polis merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare – Qëndrueshmëria e Turizmit dhe axhenda e re urbane, Barcelonë 17-19 Maj 2017.

Text Resize

-A A +A
Këshilli i qytetit të Barcelonës në bashkëpunim me Qeverinë Lokale, Agjensinë Turistike të Katalaniës dhe Institutit Përgjegjës për Turizmin (ITR), organizojnë nga data 17 deri në 19 Maj 2017, Konferencën Ndërkombëtare për Turizmin e Qëndrueshëm për Zhvillim në kuadër të Axhendës së Re Urbane. Në këtë Konferencë merr pjesë edhe kandidati për PHD Enrico Porfido si perfaqësues i Universitetit Polis dhe njësisë OMB - Observatory of Mediterranean Basin.
 
Ky event është pjesë e axhendës së Kombeve të Bashkuara që e deklaroi vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim, në të cilin qytetet janë një fushë prioritare e zbatimit të 17 Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Qeveritë vendore janë bërë promotorë dhe garantues të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtë urban, që lidhet veçanërisht me: krijimin e vëndeve të punës, konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike. Qytetet përballen gjithashtu me sfidën e ndërtimit të një oferte të qëndrueshme turistike, ku vizitorët dhe qytetarët jetojnë sëbashku në një mënyrë të balancuar, duke minimizuar ndikimet negative të turizmit dhe duke forcuar lidhjen e saj me ekonominë lokale.
 
Konferenca do të perfshijë ndër të tjera pjesëmarrjen e ekspertëve në turizmin e qëndrueshëm, klimën, inovacionin dhe bashkëjetesën si dhe përfaqësuesit e qeverive vendore, operatorët e biznesit dhe agjentëve. Eventi do të përfundoi me prezantimin e një deklarate dhe disa udhëzime, të cilave mund t’i bashkohen te gjithë qytetarët e angazhuar për turizëm të qëndrueshëm.
 
 
 
 
Dates: 
E enjte, May 18, 2017 - 15:15
bodrum escort