Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Drejtues për një ditë

Text Resize

-A A +A

Drejtues për një ditë - Nismë e programit Junior Achievement Europe Realizuar me mbështetjen financiare të: Credins Bank, U.S. Embassy-Tirana, Unioni Financiar Tiranë, dhe me mbështetjen e Prosound Rental, Vizion+ Tv, etj.

Ditën e martë, 4 Prill 2017, në kuadër të programit Junior Achievement në Shqipëri, organizuan ceremoninë përmbyllëse e iniCiativës “Drejtues për një ditë”. Cdo vit edhe Universiteti POLIS pret të rinj nga ky program dhe mbështet këtë iniciativë. Ky program zbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) falë mbështetjes së Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (The_AADF), Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrise së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky është edicioni i pestë në serinë “Drejtues për një ditë”. “Drejtues për një ditë” ku 46 të rinj maturantë të shkollave të mesme të vendit, përjetuan një përvojë unike duke shoqëruar në një ditë të zakonshme pune, drejtues ekzekutivë, personalitete të larta të sektorit publik e privat, trupit diplomatik dhe përfaqësues të mirënjohur të komunitetit të biznesit në Shqipëri. Universiteti POLIS është një prej institucioneve pritëse.

Për realizimin e aktivitetit ”Drejtues për një ditë” – një inisiativë e programit Junior Achievement” në Shqipëri, u angazhuan 46 institucione pritëse, nga të cilat 38 biznese të fuqishme që veprojnë në Shqipëri. Përgjatë gjithë ditës, nxënësit shoqëruan drejtuesit ekzekutivë të këtyre institucioneve dhe u njohën me rolin, funksionet dhe përgjegjësitë që mbart një drejtues çdo ditë në funksionin e tij. Duke ndarë përvojën e tyre me nxënësit, drejtuesit e këtyre institucioneve ndihmojnë në formimin dhe kultivimin e një brezi të ri drejtuesish dhe shërbejnë si burim frymëzimi për të rinjtë. Junior Achievement fuqizon të rinjtë shqiptarë për të zotëruar suksesin e tyre! POLIS është krenar që është partner në këtë iniciativë dhe kontribuon prej disa vitesh për të.

 

bodrum escort