Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Unversiteti POLIS merr pjesë në takimin e rradhës të projektit Erasmus +, QAinAL me temën “Rëndësia dhe sfidat e procesit të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”

Në datat 23-24, mars, 2017, Universiteti POLIS, në vijim të projektit QAinAL, nëpërmjet stafit akademik, administrativ dhe përfaqësues nga komuniteti studentor, mori pjesë në takimin e rradhës në kuadër të projektit në fjalë.
Takimi këtë rradhë u organizua nën drejtimin e Universitetit Marin Barletin në ambjentet e  Godinës së Inovacionit.
Axhenda e takimit konsistoi në prezantime dhe bashkëbisedime të vlefshme midis IAL-ve Shqiptare por dhe atyre partnere, duke ndarë në këtë mënyrë eksperiencat më të vyera për përmirësimin e cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë privat në Shqipëri.
Disa nga temat e seancave te diskutuara ishin si vijon:
Rëndësia dhe sfidat e sigurimit të cilësisë dhe procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri
Roli në rritje i studentëve në formimin e sistemit të përgjithshëm të arsimit të lartë
Roli dhe sfidat e unionit të studentëve për të mbështetur dhe për të përmirësuar proceset e brendshme të sigurimit të cilësisë
Sfidat dhe perspektivat e IALP në Shqipëri
Sfidat dhe problemet me të cilat përballen si rezultat i procesit të vlerësimit të jashtëm
 
 
 
Dates: 
E martë, April 4, 2017 - 16:00
BashkangjiturMadhësia
1619192F-1D4F-4486-9E87-5BC8ACE8B14E.jpg1.05 MB

Text Resize

-A A +A
bodrum escort