Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Program kualifikimi pasuniversitar, part-time për Çertifikimin e “AUDITUESVE TЁ ENERGJISЁ”.

Universiteti POLIS ka kënaqësinë të ftojë të gjithë personat e interesuar për të thelluar njohurite dhe për t’u kualifikuar me tej si Auditues Energjie të liçensuar; se që nga data 21.04.2017 në U_POLIS do të fillojë KURSI PASUNIVERSITAR PЁR AUDITUES ENERGJIE. Çfarë është ky program pasuniversitar: Programi i studimit të vazhduar pasuniversitar për përgatitjen profesionale të audituesve të energjisë konsiston në një seri kursesh/trajnimesh, me një total prej 100 orësh akademike, në fushën e Efiçensës së Energjisë në ndërtesa. Kurset zhvillohen gjatë fundjavës sipas programit: E premte (14.00-17.00) dhe të shtunë/dielë (09.00-17.00).

Kush mund të marrë pjesë: Në programin Pasuniversitar për përgatitjen profesionale të Audituesve të Energjisë, kualifikohen ata kandidatë që zotërojnë të paktën një diplome Master (MSc, MP) në fushat:
Inxhinieri Ndërtimi; Inxhinieri Mekanike; Inxhinieri Elektrike; Arkitekturë si dhe Inxhinieri Mjedisi (profili energjitikë).

Afati i Regjistrimit dhe Dokumentacioni i nevojshëm: Afati i regjistrimit për këtë Program Pasuniversitar është data 14 Prill 2017 dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim është si më poshtë:
Formular Aplikimi; Kopje e Noterizuar e Diplomës Universitare dhe Listës së Notave; Fotokopje ID; 2 Foto Dokumenti; CV; Mandat Pagesa.

NXITONI TЁ APLIKONI PASI NUMRI I PJESЁMARRЁSVE ЁSHTЁ I LIMITUAR.

MЁ SHUMЁ INFO MUND TЁ GJENI NЁ KЁTЁ LINK:

 

Dates: 
E martë, March 21, 2017 - 17:15
BashkangjiturMadhësia
Program Pasuniversitar_AUDITIMI ENERGJITIK.pdf116.57 KB

Text Resize

-A A +A
bodrum escort