Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

4-5-6 Shtator, 2017: Konferenca "Strehim i Përballueshëm për të gjithë" në POLIS

Text Resize

-A A +A

Të dashur kolegë,

Pas 14 vjetësh do të takohemi përsëri në Tiranë për konferencën ENHR dhe për këtë i jemi mirënjohës Komitetit Koordinues që besoi sërish në të njëjtin grup që e organizoi konferencën në vitin 2003.
Ju do të gjeni një kontekst urban të transformuar të Tiranës; madje, mund të mos jeni në gjendje t’I gjeni vendet që keni vizituar më parë. Kjo është e pazakontë për një qytet në një vend të zhvilluar të Evropës, ku ruajtja e historisë e mban pothuajse të pandryshuar thelbin e qytetit. Kjo është e zakonshme për kryeqytetin e një vendi në transformim të vazhdueshëm që në 25 vite ka kaluar nga një status vetë-izolimi në një vend të hapur, anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian; që kaloi nga ngjarjet dramatike sociale, ekonomike dhe politike të viteve '90, drejt stabilizimit social dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, tani që shpejtësia e urbanizimit, rritja ekonomike dhe lulëzimi i pasurive të patundshme kanë rënë, janë ngritur disa pikëpyetje për shoqërinë dhe autoritetet se si të zgjidhim më tej çështjet e strehimit dhe zhvillimit me një ndjeshmëri për përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve, duke arritur standarde të krahasueshme strehimi dhe urbane të qyteteve të tjera rajonale dhe evropiane.
Kryeqyteti i Tiranës është një rast interesant, i identifikuar shpesh si një nga laboratorët më jetësorë urbanë dhe të strehimit të Ballkanit Perëndimor dhe ish “Evropës Lindore”. Kreativiteti dhe shpirti sipërmarrës i njerëzve në Tiranë, është e kombinuar me udhëheqjen shumë interesante të kryetarëve të komunave të veta, e shoqëruar me një debat të gjallë publik për çështjet e zhvillimit të qytetit, ku strehimi dhe shërbime të lidhura me të ka dominuar në programin publik. Sot, Tirana përballet me një kontradiktë që ka nevojë të trajtohet me kujdes: një mbiprodhim i konsiderushëm i banesave të papërballueshme, kundrejt nevojave në rritje të të pastrehëve dhe njerëzve në nevojë për strehim të përballueshëm.
Tema e konferencës ENHR2017 është: "Strehim i përballueshëm për të gjithë! – Ripërcaktimi i roleve të Sektorëve publikë dhe privatë".
 
Përballueshmëria e strehimit është bërë një problem në rritje pas krizës financiare dhe ekonomike të vitit 2008. Hartuesit e politikave në të gjitha nivelet: globale, kombëtare, rajonale, komunale, apo në shoqatat e komunitetit janë përpjekur për t'iu përgjigjur çështjes në rritje të strehimit të përballueshëm për të gjithë. Pyetjet nëse strehimi është një nevojë themelore, një e drejtë, një e mirë publike apo është vetëm një zgjedhje e konsumatorit, një mall ose një investim në tregun e lirë - ende mbetet një dikotomi e politikanëve të majtë dhe të djathtë. Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që të gjithë duhet të kenë një shtëpi të mirë dhe të përballueshme, por mënyrat për të arritur këtë qëllim janë ende të paqarta.
 
Kjo konferencë do të jetë një platformë e përkryer për të hapur një debat lokal dhe evropian me vlera praktike që shkojnë përtej qëllimeve akademike dhe shkencore dhe do të përfitojnë nga axhenda kombëtare dhe e gjithë Evropës.
Ju mirëpresim në Tiranë,
 Në emër të komitetit organizues lokal,
 
Sinqerisht,
 
Besnik Aliaj dhe Doris Andoni
 
bodrum escort