Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Languages

NJOFTIM PER TESTIN E PRANIMIT NE UNIVERSITETIN POLIS, RAUNDI PARE 2017-2018

Text Resize

-A A +A

Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët që kanë bërë aplikimin për vitin akademik 2017-2018 nëpërmjet formularit onlinë në Portalin e Maturës Shtetërore se në datat 11, 15 dhe 21 gusht, do të zhvillojë testin e pranimit pranë universitetit për programet si vijon:

Bachelor:

Programet e integruara master shkencor:

Të gjithë aplikantët do të renditen në listat fituese sipas mesatares (me peshë specifike 30%) dhe testit të pranimit (me peshë specifike 70%).

SHPJEGIME PER PERMBAJTJEN E TESTIT:

Në thelb testi konsiston në njohuri të përgjithshme kulturore të formimit tuaj. Ai është konceptuar si një quiz me shkrim, ku kandidati ka mundesi të shprehë njohuritë bazë të marra gjatë shkollës së mesme, në familje dhe shoqëri. Eshtë një test që ndihmon njohjen e universitetit dhe kandidatit reciprokisht. Ne jemi për të ndihmuar që secili të bëjë më të mirën për të ardhmen e tij.

Ju duhet të paraqiteni për proçedurë ditën e testit në orën 09.00 të mëngjesit. Pasi të regjistroheni dhe akomodoheni do ju jepen informacione shpjeguese për rregullat dhe mënyrën se si do të vijohet. Testi fillon në orën 10.00 dhe koha në dispozicion për zhvillimin e tij është 2 orë.

Për të gjithë kandidatët me mesatare mbi 9 dhe që marin në test mbi 75% të pikëve fitojnë kanë mundësi të fitojnë bursë të pjeshme.

Ditën e testimit kandidatët duhet të paraqiten me kartën e identitetit dhe mandat pagesën bankare të tarifës administrative prej 5,000 lekë (pesë mije lekë të reja) pranë llogarisë bankare të Universitetit POLIS.

RAIFFEISEN BANK
UNIVERSITETI "POLIS" SHPK
AL22 2021 1288 0000 0000 0006 2031 (LEK)
AL69 2021 1288 0000 0000 0106 2031 (EUR)

Rezultatet do të shpallen në ambjentet e universitetit si dhe online me datën 28 gusht, 2017.

Ju inkurajojmë të konfirmoni regjistrimin paraprak për pjesëmarrjen në testim, duke kontaktuar si vijon:

Marketing: +355 69 40 61 339
Rektorati: +355 69 40 88 111
Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421
Email: contact@universitetipolis.edu.al
Email: info@universitetipolis.edu.al
Website: www.universitetipolis.edu.al

Suksese!
 

bodrum escort